Përleshje me thika në Mitrovicë, lëndohen tre persona

  • A.P /
  • 17 March 2021 - 20:54
Përleshje me thika në Mitrovicë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshje me thika në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, ndërsa lëndime trupore kan pësuar edhe dy persona tjerë.Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, tha Zahiti.


(Kosova Sot Online)