“Do e ngre flamurin aq lart, sa ta shohin mirë”, akrobatja për serbët e ofenduan rëndë për performancën në Kosovë

  • A.P /
  • 18 March 2021 - 19:16
“Do e ngre flamurin aq lart, sa ta shohin mirë”, akrobatja për serbët e ofenduan rëndë për performancën në Kosovë

Akrobatja shqiptare, Fiona Rushiti, ka marrë një lum fyerjesh dhe kërcënimesh nga serbet. Ajo zgjoi inatin e tyre pas performancës në Kosovë me veshjen e saj ku kombinonte flamurin shqiptar dhe atë kosovar.

Akrobatja ishte e ftuar në studio për të folur rreth performancës së saj dhe komenteve të shumta nga serbët.

“Performanca është bërë në Prishtinë, është liqen dhe për çudi atë ditë nisi bora me dënesë. Edhe vinçi ka dalë me vështirësi. E mendova që të mos shkoja, pasi kisha shumë, shumë të ftohë. E duke qenë se e kisha planifikuar për Pavarësinë e Kosovës, isha e vendosur më pas që ta realizoja performancën. Kisha duart e ftohta dhe e kisha të vështirë të rrija. Kemi bërë 5 orë xhirime. Ishte minus 8 gradë, thashë se do më linte zemra”, tregon fillimisht ajo.

Më pas Fiona u shpreh se zgjodhi atë veshje pasi: “Ne jemi një komb, flasim të njëjtën gjuhë dhe kemi një gjak, pavarësisht se jemi dy shtete. Janë dy ngjyrat dhe simbolet e dy flamujve”.

(Kosova Sot Online)