Fotografia provokuese e Vuçiqit për Kosovën, vjen reagimi i Hotit

  • A.P /
  • 19 March 2021 - 15:46
Fotografia provokuese e Vuçiqit për Kosovën, vjen reagimi i Hotit

ryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas vendosjes së hartës së Kosovës nën ngjyrat e flamurit serb nga ana e presidentit Aleksander Vuçiq.

Hoti ka thënë se deklarata e Vuçiq tregon qasjen destruktive të Serbisë, përkundër zotimeve para faktorit ndërkombëtar.

“Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregon qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi fqinji ynë verior në raport me Republikën e Kosovës, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabiliteti dhe prosperitetin e rajonit”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka thënë poashtu se Kosova vazhdon angazhimin dhe vendosmërinë drejt rrugëtimit euro-atlantik.

“Megjithë provokimet që vijnë nga fqinji ynë verior, Republika e Kosovës, përmes angazhimit dhe vendosmërisë, sigurt po vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)