Boksieri Nuri Seferi shpërthen në ‘Facebook’ kundër Vuçiqit

  • A.P /
  • 19 March 2021 - 23:33
Boksieri Nuri Seferi shpërthen në ‘Facebook’ kundër Vuçiqit

Boksieri Nuri Seferi e ka kujtuar kohën e para gati pesë viteve kur e kishte mposhtur boksierin serb, Dusan Krstin.

Seferi e kishte fituar meçin në raundin e gjashtë pas goditjeve me breshëri që bëri që boksieri serb të dorëzohej.

Ndërsa sot, ai në profilin e tij në Facebook e ka publikuar të gjithë meçin.

Reagimi i tij vjen pasi kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq postoi një fotografi me hartën e Kosovës së cilës ia kishte vendosur flamurin serb.

(Kosova Sot Online)