
Lexoni edhe:
Miftaraj: Mimoza Kusari po na mban moral për korrupsionin ani pse ka aktakuzë
Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, deklaroi se është në interesin e të gjithëve, e mbi të gjitha të qytetarëve të Serbisë, që ky shtet ta gjej një zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha çështjet e hapura brenda dialogut me Kosovën.
Schieb tha se do të ishte më mirë për Serbinë dhe të gjithë rajonin që të zgjidheshin të gjitha problemet ekzistuese në lidhje me normalizimin sa më shpejt të jetë e mundur.
Miftaraj: Mimoza Kusari po na mban moral për korrupsionin ani pse ka aktakuzë Lexoni edhe:
I pyetur se çfarë pret nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden mbi çështjen e dialogut, Schieb tha se qëllimi i përbashkët është normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
“Unë jam i bindur që dialogu mbi normalizimin do të vazhdojë së shpejti. Por së pari duhet të presim formimin e qeverisë në Prishtinë”, tha Schieb.
(Kosova Sot Online)