Gjenden pesë specie elefanti 8 milionë vjeçare

  • A.P /
  • 21 March 2021 - 12:26
Gjenden pesë specie elefanti 8 milionë vjeçare

Gati tetë milionë vjet më parë, pesë specie elefantësh, të njohur si paraardhësit e elefantëve të sotëm, jetuan në Turqinë qendrore, sipas një eksperti të arkeologjisë, raporton Anadolu Agency.

Profesori i arkeologjisë në Universitetin e Ankarasë Haci Bayram Veli, Okëan Baëoëlu, i cili kryeson gërmimet, për AA deklaroi se është gjetur një larmi e madhe fosilesh, si ajo e gjirafave, drerit dhe antilopave, si dhe pesë specie të ndryshme elefantësh.

Duke theksuar se fosilet u përcaktuan që datojnë afërsisht 7,5-8 milionë vjet më parë, Baëoëlu tha se studimet mbi këtë temë vazhdojnë.

Gërmimet e mbetjeve fosile, të iniciuara nga komuna metropolitane në provincën Kayseri në vitin 2017, kryhen në bregun e digës Yamula në lumin Këzëlërmak.

Fosilet që u përkasin kafshëve të ndryshme të gjetura në gërmime pastrohen me kujdes dhe ruhen me kujdes nga ekspertët e arkeologjisë në Qendrën Shkencore të Kayseri-t.

Baëoëlu nënvizoi se pjesa më interesante midis atyre që u gjetën ishte një fosil i kafkës së plotë që i përkiste elefantit Choerolophodon Pentelici, i njohur si paraardhësi i elefantëve.

“Kjo është mostra e vetme e zbuluar plotësisht. Speciet janë gjithashtu domethënëse. Është një specie e rrallë në botë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)