Tërmkolli: LDK’ ka rënë në duar të Sorosistëve, Oraistëve e Riinvestëve

  • A.P /
  • 21 March 2021 - 12:43
Tërmkolli: LDK’ ka rënë në duar të Sorosistëve, Oraistëve e Riinvestëve

Ish-anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se e djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka rënë me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që sipas saj, e quanin veten rugovistë.

Ajo ka përmendur Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Fatmir Sejdiun, Nexhat Dacin e Sabri Hamitin, derisa ka thënë se u realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë.

Shkrimi i plotë:

E djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë. Në një Kosovë me shumicë djathtiste! 

Bravo Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci!  

Bravo Sabri Hamiti e Isa Mustafa & Co!

Bravo Vjosa Osmani & Co!

Bravo akademikë të LDK-së!

U realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë!

Këtu jemi!

(Kosova Sot Online)