35 raste aktive me COVID-19 në Malishevë, deri tani 47 viktima

  • A.P /
  • 21 March 2021 - 15:41
35 raste aktive me COVID-19 në Malishevë, deri tani 47 viktima

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës janë regjistruar 3 raste të reja me COVID-19.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Deri tani në Komunën e Malishevës janë regjistruar 872 raste të infektuara me koronavirus, 47 persona kanë vdekur ndërsa 35 janë shëruar.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:  Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 872 raste, prej tyre 790 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 35 raste”, thuhet nga Komuna e Malishevës.

(Kosova Sot Online)