
Lexoni edhe:
Blerja e vaksinave ruse provokon krizë kryeministri i gatshëm të japë dorëheqje
Thierry Breton, komisioneri i BE-së për tregun e brendshëm, ka vlerësuar se Evropa mund ta arrijë imunitetin e tufës kundër pandemisë së koronavirusit deri në muajin korrik.
Sipas The Guardian, optinizmi i tij vjen edhe derisa disa vende evropiane vendosin sërish masat kufizuese derisa luftojnë me rritjen e infeksioneve të koronavirusit, dhe pas mesazheve të përziera për sigurinë e një vaksine kyçe.
Blerja e vaksinave ruse provokon krizë kryeministri i gatshëm të japë dorëheqjeLexoni edhe:
“Le të përcaktojmë një datë simbolike: deri më 14 korrik, ne kemi mundësinë ta arrijmë imunitetin përreth kontinentit”, ka deklaruar ai.
“Ne jemi në fazën përfundimtare, sepse e dimë që për ta mposhtur këtë pandemi ekziston vetëm një zgjidhje: vaksinimi. Vaksinat po arrijnë”, tha ai.
Më shumë se një e treta e popullsisë së Francës tani është nën bllokim të ri, derisa zhgënjimet për masat për sa i përket frenimit të virusit u reflektuan në demonstratat e fundjavës në Gjermani, Holandë, Bullgari dhe Zvicër.
(Kosova Sot Online)