Abdixhiku takon Kosnettin, nuk jep detaje për pozicionin e LDK-së rreth presidentit

  • A.P /
  • 23 March 2021 - 16:39
Abdixhiku takon Kosnettin, nuk jep detaje për pozicionin e LDK-së rreth presidentit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett,

Në një komunikatë për media të LDK-së, kryetari Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Kosnett për qëndrimin e LDK-së, karshi situatës politike dhe rolin që do ta ketë në opozitë.

“Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari z. Haziri dhe nënkryetari i Kuvendit, z. Shala, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett.Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett rreth zgjedhjeve demokratike të LDK-së dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë. Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rolin konstruktiv që do ta ketë LDK-ja në opozitë”, thuhet në komunikatë.

LDK-ja ende nuk e ka bërë të qartë qëndrimin për presidentin nëse do të marrin pjesë në votim kur të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit të ri.

(Kosova Sot Online)