
Lexoni edhe:
Nënë e bir nga Rahoveci vdesin brenda ditës nga Covid-19
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku do të takohet të mërkurën me kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi do të ndodhë në orën 14:00.
Kreu i LDK’së do të takohet me Osmanin për të folur rreth çështjes së votimit të presidentit.
Deri më tani Vjosa Osmani është pretendentja e vetme për këtë pozitë, por partia me të cilën ka garuar nuk i ka votat për ta votuar atë në këtë pozitë.
Nënë e bir nga Rahoveci vdesin brenda ditës nga Covid-19Lexoni edhe:
Në këtë mënryë ka filluar dialogu me partitë tjera për të gjetur marrëveshje. PDK dhe AAK kanë bërë të ditur se nuk do të votojnë Osmanin.
Për tu votuar Presidenti i Kosovës duhet të ketë 81 vota. Nëse nuk i ka këto vota në dy raundet e apra të votimit, atëherë i duhen 61 në raundin e tretë por që duhet të marrin pjesë 80 deputetë në votim.
Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka bërë të ditur pas votimit si Kryeministër se seanca për votimin e Presidentit do të mbahet pas zëvendësimit të deputetëve që u bënë ministra në Qeverinë e tij.
Zëvendësimin e tyre do ta bëjë KQZ’ja.
(Kosova Sot Online)