
Lexoni edhe:
Gashi: Specialja nuk na i dha pajisjet sepse i kërkuam raport
Shtatëvjeçarja Khin Myo Chit është viktima më e re e shtypjes pas një grushti shteti ushtarak në Mianmar muajin e kaluar. Vajza u qëllua të martën pasdite dhe fjalët e saj të fundit ishin: “Babi, më dhemb shumë!”, raporton BBC.
“Ushtarët përplasën derën dhe hynë në shtëpi. Ata e pyetën babanë tim nëse kishte më njerëz në shtëpi. Kur ai u tha atyre jo, ata e akuzuan atë për gënjeshtër dhe filluan ta kontrollonin shtëpinë. Në një moment Khin Myo Chit vrapoi deri te babai i saj dhe u ul në prehrin e tij, në atë moment ushtarët e qëlluan atë”, tha motra e vogëlushes së vrarë.
Gashi: Specialja nuk na i dha pajisjet sepse i kërkuam raportLexoni edhe:
Vajza vdiq gjysmë ore më vonë, ndërsa po transportohej në spital me veturë. Gjatë kontrollit në shtëpi, ushtarët rrahën dhe arrestuan vëllain e saj 19-vjeçar.
Një 14-vjeçar dyshohet se u vra në të njëjtën ditë, sipas Save The Children.
“Vdekjet e këtyre fëmijëve janë veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh se ata dyshohet se u vranë ndërsa ishin në shtëpi, ku supozohej të ishin të sigurt dhe të mbrojtur. Fakti që kaq shumë njerëz vdesin çdo ditë tregon se sa forcat e sigurisë kujdesen për jetën e njerëzve”, tha organizata.
(Kosova Sot Online)