Kosova – Lituania, starton ndeshja në “Fadil Vokrri”

  • A.P /
  • 24 March 2021 - 20:47
Kosova – Lituania, starton ndeshja në “Fadil Vokrri”

Ka startuar ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Lituanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Bernard Challandes ka hedhur nga minuta e parë në fushë pothuajse më të mirët, vetëm Aro Muric i përjashtuar dhe Amir Rrahmani i lënduar, mungojnë nga 11-shja e paprekshme e “Dardanëve”.

Vendin e të përjashtuarit, Aro Muric, për arsye disiplinore siç ka thënë FFK, e ka zënë Samir Ujkani, i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit në krah.

Derisa në vend të Amir Rrahmanit, ka startuar Dresevic.

Në mbrojtje në krahun e majtë, ka startuar Florent Hadërgjonaj.

Për Kosovën, sonte kjo miqësore është shumë e rëndësishme para nisjes së eliminatoreve për Botërorin “Katar 2020”.

Kosova sonte luan me fanella të zeza për herë të parë, ashtu edhe me logon e re të publikuar nga FFK këtë javë. 

(Kosova Sot Online)