Arbër Zeneli i mrekullueshëm, e kalon Kosovën në epërsi

  • A.P /
  • 24 March 2021 - 21:23
Arbër Zeneli i mrekullueshëm, e kalon Kosovën në epërsi

Kosova është duke e mposhtur 1-0 Lituaninë në “Fadil Vokrri”.

Në minutën e 27-të, Arbër Zeneli e ka dërguar topin në rrjetë për t’i kaluar në epërsi ‘Dardanët’.

Për Kosovën, sonte kjo miqësore është shumë e rëndësishme para nisjes së eliminatoreve për Botërorin “Katar 2020”.

Të dielën, Dardanë do të presin në Fadil Vokrri Suedinë e Zlatan Ibrahimovic, derisa të mërkurën (31 mars), do të udhëtojnë në Spanjë për t’u përballur me super ekipin e Luis Enriques.

Kosova sonte po luan me fanellat e reja të zeza për herë të parë, ashtu edhe me logon e re të publikuar nga FFK këtë javë. 

(Kosova Sot Online)