Starton pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Kosova me tri ndryshime

  • 24 March 2021 - 21:51
Starton pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Kosova me tri ndryshime

Ka startuar pjesa e dytë e ndeshjes mes Kosovës dhe Lituanisë.

Pas 45 minutave lojë në “Fadil Vokrri”, Dardanët po dominojnë dhe po fitojnë me rezultatin minimal, 1-0.

Në minutën e 27-të, Arbër Zeneli e ka dërguar topin në rrjetë për t’i kaluar në epërsi vendasit.

Kosova, pothuajse me më të mirët sonte në fushë, pati edhe shumë raste tjera në 45 minutat e pjesës së parë, sidomos me anë të Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës, por asnjëri prej tyre nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

Ata shpresojnë që ta bëjnë një gjë të tillë tani në pjesën e dytë që sapo ka filluar, për të fituar më shumë besim para ndeshjeve të rëndësishme të dielën dhe të mërkurën.

Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, ka bërë ndryshime në pjesën e dytë.

Leart Paqarada, Besar Halimi dhe Idriz Voca janëinkuadruar në lojë, derisa janë larguar Aliti, Berisha dhe Celina.

Të dielën, Dardanë do të presin në Fadil Vokrri Suedinë e Zlatan Ibrahimovic, derisa të mërkurën (31 mars), do të udhëtojnë në Spanjë për t’u përballur me super ekipin e Luis Enriques, të dy këto sfida në kuadër të kualfikimeve për Botërorin Katar 2022. 


(Kosova Sot Online)