Presidenti i ri i KOK-ut fitoren ia kushton vëllait në burg

  • A.P /
  • 25 March 2021 - 23:32
Presidenti i ri i KOK-ut fitoren ia kushton vëllait në burg

Ismet Krasniqi është zgjedhur sonte president i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ai pas më shumë se dy dekadave e ka rrëzuar nga kjo pozitë Besim Hasanin.

Por, a e dini se Ismet Krasniqi është xhaxhai i Albert Krasniqit biznesmenit i cili u vra në fund të janarit nga babai i tij Skënderi.

Albert Krasniqi ndryshe ka qenë edhe bashkëshorti i ish-Miss Kosovës, Besa Gashi dhe menaxher i këngëtarëve të njohur.

Kreu i ri i KOK, pas vrasjes së Albertit ka qenë ai që vazhdimisht ka folur në emër të familjes Krasniqi për tragjedinë.

Në fjalën e tij, ai ka thënë se fitoren ia kushton vëllait të tij.

(Kosova Sot Online)