
Lexoni edhe:
IKShPK-ja alarmon për rritje të rasteve me koronavirus
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, e ka konsideruar si “vetofrim për kapje” letër-urimin e dërguar nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuse, Arta Rama-Hajrizi, ndaj kryeministrit Albin Kurti pas marrjes së mandatit.
Sherifi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se “shkapja e institucioneve të drejtësisë është në fazën e transferimeve”, teksa reagimit ia ka bashkëngjitur edhe letër-urimin e Rama-Hajrizit ndaj Kurtit.
IKShPK-ja alarmon për rritje të rasteve me koronavirusLexoni edhe:
“Shkapja e institucioneve të drejtësisë është në fazën e transferimeve: pas përfundimit të kohës së kapjes së tyre, nga sot ka flluar koha e vetofrimeve për kapje!”, thuhet në postimin e tij.
Lidhur me këtë çështje, Gjykata Kushtetuese ka bërë një reagim. Nga kjo gjykatë, thuhet se letër-urimet janë standard i shteteve demokratike, derisa kanë thënë se do vazhdojnë këtë praktikë edhe ndaj udhëheqësve të tjerë shtetërorë.
“Letër-urimet e shkëmbyera me rastin e emërimeve ndërmjet bartësve institucional shtetëror janë praktikë standarde dhe e rëndomtë e çdo vendi demokratik. Dërgimi i letër-urimeve me rastin e emërimeve të zyrtarëve më të lartë shtetëror në Republikën e Kosovës: President, Kryeparlamentar, Kryeministër, Kryetar i Gjykatës Supreme, Avokat i Popullit dhe bartës të tjerë institucional, ka qenë dhe do të mbetet praktikë e Gjykatës Kushtetuese edhe në të ardhmen”, thuhet në një përgjigje dërguar Klan Kosovës nga ky institucion.
“Letër-urimet e tilla janë dërguar nga Gjykata edhe në rastin e zgjedhjes së kryeministrave pa dallim të përkatësisë partiake, pra si nga PDK, LDK, AAK dhe së fundi edhe LVV, që demanton shumë deklarime të pavërteta dhe të paqëndrueshme që janë publikuar sot në media nga subjekte dhe individë të ndryshëm”, deklarohet tutje.
(Kosova Sot Online)