
Lexoni edhe:
Haziri flet pas përfundimit të mbledhjes, thotë se disponimi i Kryesisë është që të qëndrohet në sallë
Nis nën masa të rrepta sigurie gjyqi historik për ish-oficerin e policisë së Minneapolis Derek Chauvin, i cili përballet me akuzën për vrasjen e George Floyd në maj të vitit 2020.
Floyd vdiq në 25 maj të vitit 2020, pasi ish-veterani i policisë Derek Chauvin i mbajti gjurin në qafë për afro 9 minuta gjatë arrestimit.
Momentet e fundit të Floyd, lutja e tij për të marrë frymë lirshëm, e filmuar nga disa dëshmitarë dhe e shpërndarë në rrjetet sociale, shkaktoi protesta masive jo vetëm në Mineapolis, por në të gjithë SHBA-në.
Metodat brutale të përdorura nga Chauvin çuan në lëvizjen Black Lives Matter e cila prodhoi një valë demostratash ku përkrah kërkesave anti-raciste, u regjistruan edhe episode të dhunshme dhe vandalizmi.
(Kosova Sot Online)