49 kg kokainë nga Ekuadori në kontejnerin me banane, i arrestuari shqiptar

  • A.P /
  • 01 April 2021 - 15:28
49 kg kokainë nga Ekuadori në kontejnerin me banane, i arrestuari shqiptar

Policia sekuestroi sot 49 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit, e cila vinte nga Ekuadori në një kontejner me banane.

Kontejneri në të cilën ishte fshehur droga vinte për llogari të një firme në Maminas. Në pranga ka rënë administratori i firmës. Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra i arrestuari është Selim Çekaj administrator i firmës Ecoalmax, babai i Arbër Çekajt.

Ky i fundit është në qeli pasi u kapën 613 kg kokainë po në kontejnerë me banane për llogari të firmës së tij që vinin nga Kolumbia në vitin 2018.

Kompania e Arbër Çekajt mbante emrin ”Arbi Garden”, ndërsa firma e babait të tij mban emrin “Ecoalmax”, ndërkohë që transporti i lëndës narkotike është bërë në të njëjtën mënyrë në kontejner me banane.

“Ecoalmax” regjistron e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 21 mars të vitit 2018 me administrator Selim Çekajn. 

(Kosova Sot Online)