Ia zuri portën e pronës, fermeri ia bllokon BMW-në me rrethoja

  • A.P /
  • 01 April 2021 - 16:00
Ia zuri portën e pronës, fermeri ia bllokon BMW-në me rrethoja

Një fermer i zemëruar iu hakmor një vozitësi që ia bllokoi portën e pronës së tij duke i montuar rrethoja metalike rreth veturës.

Këshilltarja nga Partia e Gjelbër, Emily Durrant, e cila e përfaqëson Lanngorsin, tha se turistët duhet t’i respektojnë hapësirat natyrore ku punohet, shkruan Daily Mail.

Ajo tha: “Është mrekulli të mirëpritet secili në Uells në këndin tonë të parajsës, por ju lus të mos bëheni budallenj dhe të parkoni vetura para portave të fermave.”

“Është hapësirë pune, jo vetëm vend zbavitës. Kur fermerët nuk mund të arrijnë te gjedhet e tyre, kjo i bën paksa të zemëruar. Me të drejtë”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)