Ministrja e Arsimit takohet me kryetarin e ASHAK-së, u premton atyre mbështetje

  • A.P /
  • 02 April 2021 - 15:59
Ministrja e Arsimit takohet me kryetarin e ASHAK-së, u premton atyre mbështetje

Ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka zhvilluar nje takim me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosoves, Mehmet Kraja si dhe me anëtarët e kryesisë së ASHAK-së.

Ministrja Nagavci ka kërkuar bashkëpunim dhe përkrahje në funksion të ngritjes së cilesisë në sektorin e arsimit.

Po ashtu, Nagavci ka premtuar se kjo Akademi do ta ketë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Arsimit, për të gjitha çështjet që ndërlidhen me sektorin e arsimit.


(Kosova Sot Online)