Zgjedhja e presidentit – votoi Lumir Abdixhiku

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 21:04
 Zgjedhja e presidentit – votoi Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në garë për të parin e shtetit janë Vjosa Osmani dhe  Nasuf Bejta.

Në votim nuk kanë marrë pjesë Agim Veliu, Driton Selmanaj e ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Sipas Kushtetutës, në garë për president duhet të jenë të paktën dy kandidatë, të cilët paraprakisht duhet të sigurojnë nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në Kosovë zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt, dhe më 22 mars, 2021 u konstituua Kuvendi dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje. Qeveria e tij u mbështet nga 67 deputetë.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

(Kosova Sot Online)