Rugova i del në mbrojtje Agim Veliut, Driton Selmanajt dhe Avdullah Hotit

  • A.P /
  • 04 April 2021 - 10:31
Rugova i del në mbrojtje Agim Veliut, Driton Selmanajt dhe Avdullah Hotit

Anëtari i LDK-së, Naser Rugova i ka dal në mbrojtje Agim Veliut, Driton Selmanajt dhe Avdullah Hotit.

Ai ka thënë se duhet të sigurohet kuorumi në seancën për zgjedhjen e presidentit, megjithatë sipas tij, dështimi i votimit të presidentit nuk është për faj të këtyre tre deputetëve të LDK’së.

Ai ka kërkuar që kryetari i i LDK’së, Lumir Abdixhiku të mbroj këta deputetë.

Shkrimi i tij i plotë:

Patjetër që duhet siguruar kuorumin në seancën për zgjedhjen e Presidentit, kjo gjë është obligim kushtetues por edhe politik, por nuk guxojmë të sillemi sikur Kuvendi i ka vetëm 82 deputetë dhe faji për dështim qenka i tre deputetëve nga LDK-ja.  Ku janë deputetët e tjerë? Apo askush nga partia në pushtet nuk ka guxim të merret me deputetët e PDK-së dhe të AAK-së që mungojnë në seancë?

Lumir, si kryetar i LDK-së, është përgjegjësi e jotja që të mbrosh deputetët e tu sepse kështu e mbron edhe LDK-në!

(Kosova Sot Online)