
Lexoni edhe:
Raporti i fundit i IKSHPK’së: 9 viktima dhe 680 raste të reja me COVID-19
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është bërë shumë i nevojshëm për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Guxo, në synimin e tyre për ta bërë sot Vjosa Osmanin presidente të Kosovës. Atij po i kërkohet që të vijë nga Pogradeci i Shqipërisë në Kosovë dhe të votojë “Për pikë t’qefit” për Vjosa Osmanin, ashtu siç bëri me votën për Gluak Konjufcën për kryeparlamentar.
Raporti i fundit i IKSHPK’së: 9 viktima dhe 680 raste të reja me COVID-19Lexoni edhe:
Për t’i bërë 80 vota në kuti për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, ministrja e Drejtësisë nga LVV, Albulena Haxhiu, e ftoi deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti, që të vinte dhe të votonte, ashtu siç ky i fundit paraprakisht tha se do ta bënte, por që s’ishte në Prishtinë. Ndërsa kjo situatë është bërë komike me parodi e meme që po i bëhen gjithë kësaj që po ndodh.
Derisa kryeministri Albin Kurti do ta mirëpriste Halitin sot në Kuvend, disa qytetarë kanë krijuar “meme”, duke e lidhur këtë me mbërritjen e Isa Boletinit në Vlorë më 28 nëntor 1912, kur Shqipëria e shpallte pavarësinë.
“Mire se na erdhe Xhavit, qofsh kembë mbarë”.
“E paçim përjetë Presidenten”.
Në një tjetër rast, është kthyer në vëmendje një rast komik kur ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ndalej nga një mbështetës, i cili e pyeste, “Ku je kanë ma herët”. Kjo situatë është rivendosur në dy karaktere tjera, Albin Kurtin dhe Xhavit Halitin.
Një tjetër “meme” është bërë me Albin Kurtin, i cili i këndon Xhavit Halitit.
Për të bërë shaka me tërë këtë situatë, është përdorur edhe një fotografi nga momenti i kavafytjes në Kuvend ndërmjet Xhavit Halitit dhe deputetit të LDK-së Arben Gashi.
(Kosova Sot Online)