Ish-eurodeputetja kërkon nga LDK’ja që të qëndrojë në Kuvend për votimin e Presidentit

  • A.P /
  • 04 April 2021 - 17:38
Ish-eurodeputetja kërkon nga LDK’ja që të qëndrojë në Kuvend për votimin e Presidentit

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka kërkuar nga LDK’ja që të respektoj rregullat e demokracisë dhe të qëndrojnë në Kuvend për votimin e presidentit.

Përmes një postimi në Twitter, ajo ka kërkuar që mos të ndotet trashëgimia e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Ju lutemi #LDK të respektoni rregullat demokratike dhe mos e ndotni trashëgiminë e # Rugovës: qëndroni në parlament për votimin”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, edhe sot nga LDK është deklaruar se Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj nuk do të votojnë për zgjedhjen e presidentes.

Deputetë tjerë nga ky subjekt janë deklaruar se do të qëndrojnë sot në sallë dhe do të votojnë.

(Kosova Sot Online)