Haradinaj: Salih Zyba ka qenë sekser për votat për presidenten Vjosa Osmani

  • A.P /
  • 06 April 2021 - 21:09
Haradinaj: Salih Zyba ka qenë sekser për votat për presidenten Vjosa Osmani

Kryetari i partisë Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se deputeti Salih Zyba ka qenë sekseri i Lëvizjes Vetëvendosje për vota për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente.

Haradinaj thotë se kanë bërë presion edhe te deputetët e tjerë të AAK-së për votën për zgjedhjen e presidentit.

“Kemi informata, për ofertat që të gjithë deputetëve që ju kanë bërë. Salih Zyba ka qenë sekseri për vota. Mund të ketë pasur edhe të tjerë. Duke i parë të gjitha këto, që për shumë vjet na kanë dhënë shpresë se do të ndalen këto praktika”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se AAK-ja, nuk mori pjesë në seancën për votim për zgjedhjen e presidentit. Por, depuetetja e kësaj partie, Albena Reshitaj ka dalë kundër vendimit të partisë së saj, dhe ka marrë pjesë në seancën ku u votua për presidentin e vendit.

(Kosova Sot Online)