Lexoni edhe:
Alarmante: Banorët thonë se xhandarmëria serbe hyri dje në Karaçevë
Kreu i Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi po insiston se videoja e publikuar sot në njërën nga bufet në Qeverinë e Kosovës ka qenë i mbushur me një numër të konsiderueshëm i njerëzve, të cilët janë ulur nëpër karrige e po shërbehen me pije e ushqim.
Kjo video u demantua nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se s’ka asnjë njeri ulur dhe karriget janë vendosur në pozicion të papërdorshëm. Madje ai ia bashkangjiti edhe disa fotografi të bufesë.
Alarmante: Banorët thonë se xhandarmëria serbe hyri dje në KaraçevëLexoni edhe:
Por, Kllokoqi thotë se bufeja që sot ka qenë e mbushur ku edhe është inicizuar videoja, është në Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukturës.
“Qeveria e Kosovës ka 15 Ministri gjithsej. E njëra nga to është edhe Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës, prej nga ka rrjedh edhe video e publikuar sot. Në videon e publikuar nga burimet tona dhe në fotot e publikuara si arsyetim nga disa, shihet qartë se shkallet nuk janë të njëjta, as pllakat, e as karrikat. Nga burimet tona edhe Byfe-ja në objektin e Rilindjes ka qenë e hapur. Ndoshta në Kryeministri paska qenë e mbyllur”, shkroi Kllokoqi.
(Kosova Sot Online)