Lexoni edhe:
Hasani: Presidenti i shtetit nuk është noter siç thoshte Kurti
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka komentuar propozimin e ndryshimit për Ligjin për Zgjedhje që e bëri kryeministri Albin Kurti, dy ditë para se të votohej për presidentin e vendit.
Hasani duke mos dashur ta komentojë anën politike, tha se Kurti me plotë të drejtë donte ta ndërronte këtë ligj, pasi sipas tij është i padrejtë.
“Mua s’më intereson pjesa politike. Me plotë te drejtë ai donte ta ndërronte ligjin se ishte i padrejtë, ligjin që i ndalonte njerëzit që janë me vendim, se ishte absurd. Por ajo nuk mund të bëhet me ligje të zakonshëm duhet me amandament”, tha Hasani.
Hasani: Presidenti i shtetit nuk është noter siç thoshte KurtiLexoni edhe:
Tutje ai tha se as Kurti as askush tjetër nuk mund ta ndryshojë Kushtetutën me 2/3 e popullsisë shumicë, pasi shtoi se serbët nuk e japin pëlqimin as për ndryshimin më fisnik.
“S’mundet askush me e ndrru me 2/3 të popullsisë shumicë. Vështirë është më mendu që serbët e jepin pëlqimin edhe për ndryshimin më fisnik që unë do e kisha bë, ta zëmë çështja e formimit të qeverisë, saktësimi i disa kompetencave të presidentit”, tha Hasani.
“Nëse nuk ndërrohet sistemi zgjedhor e kisha precizu mbi bazën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese duke caktu afate sa ditë mundet me prit fituesi dhe sa ditë kalon me automatizëm te tjetri, te i dyti, te cilido tjetër”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)