Bashkëatdhetarët po presin deri në 10 orë në Hungari

  • A.P /
  • 11 April 2021 - 15:09
Bashkëatdhetarët po presin deri në 10 orë në Hungari

Një numër i bashkëatdhetarëve po kthehen në vendet ku punojnë nga vizitat që i bënë familjeve të tyre në Kosovë.

Por, ata po vazhdojnë si jorrallëherë më parë të ballafaqohen me pritjet e gjata në kufij, sidomos atë hungarez.

Bile pritjet janë shpesh edhe deri mbi 10 orë.

Kështu tha një lexues i cili ishte duke shkuar për në Gjermani.

Ai tha se pasi e kanë kaluar Serbinë kanë ngelur për 10 orë në Hungari.

(Kosova Sot Online)