
Lexoni edhe:
Vaksina Anti-COVID më shumë përfitim se rrezik sëmundjesh të rralla?
Myftiu i Kosovës bënë thirrje myslimanëve që të respektohen masat.
Tenda që zë afro 2000 qytetarë po bëhet gati.
E për dallim nga vitet e tjera, këtë vit asnjë nga besimtarët mysliman nuk do të mund të bëjë iftar në këtë tendë.
Kjo pasi që masat anti-COVID që janë marrë nga Qeveria e ndalojnë një tubim të tillë.
E organizatori, Skender Janova ka treguar se si do të funksionojë tenda në rast të lirimit të masave.
Vaksina Anti-COVID më shumë përfitim se rrezik sëmundjesh të rralla?Lexoni edhe:
Mirëpo gjatë këtyre ditëve izolimi, kjo tendë do të ofroj vetëm sherbime merr me vete.
Janova tutje ka treguar se kjo tendë ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të Kosovës, Turqisë dhe Bashkisë Islame.
Për muajin e Ramazanit edhe një grup të rinjsh nga Prishtina, kanë ndermarrur një aksion simbolik me slloganin “Agjërimi është mburojë”.
E për agjeruesit këta të fundit kanë një mesazh.
Nderkohë gjatë muajit të Ramazanit, Furrat e bukës që dikur punonin deri në orët e hershme të mengjesit për të ofruar shërbimin e syfyrit, këtë vit do mbyllin orarin më herët sepse lëvizja është e kufizuar nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit.
Me rastin e fillim të muajit të Ramazanit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar gjithë besimtarët islam duke iu dëshiruar agjërim të lehtë.
Ai tutje ka bërë thirrje për respektimin e masave.
Muaji i Ramazanit zgjatë 30 ditë.
(Kosova Sot Online)