Vidhet lepuri që thuhet se është më i madhi në botë

  • E.K /
  • 13 April 2021 - 08:47
 Vidhet lepuri që thuhet se është më i madhi në botë

Një lepur, për të cilin pretendohet se është më i madhi në botë, është vjedhur në shtëpinë ku ishte duke u mbajtur në Worcestershire të Anglisë, njoftoi policia.

Policia lokale tha se lepuri gjigant, 129 centimetra i gjatë, u mor nga një hapësirë e rrethuar në kopshtin e pronares në Stoulton gjatë natës, shkruan The Guardian.

Në vitin 2010, kësaj kafshe i ishte dhënë Rekordi Botëror i Guiness-it për lepurin më të madh të këtij lloji në tërë botën.

Pronarja e tij, Annette Edwards, ka ofruar shpërblim prej 1.000 funtesh për ata që ia kthejnë lepurin, duke thënë se pati një ditë shumë të pikëlluar.

Ajo kërkoi përmes rrjeteve sociale nga njerëzit që ia morën lepurin që t’ia kthejnë, duke thënë se ai tashmë është shumë i moshuar për t’u shtuar.

Një zëdhënës i policisë tha: “Ne bëjmë apel për informata pas vjedhjes së një lepuri që ka fituar çmim nga shtëpia e tij në Stoulton. Besohet se lepuri gjigant është vjedhur nga hapësira e rrethuar e pronës gjatë natës mes 10 e 11 prillit.”

(Kosova Sot Online)