Abdixhiku mbledh kryetarët e Degëve, diskutohen reformat e thella

  • A.P /
  • 13 April 2021 - 18:50
Abdixhiku mbledh kryetarët e Degëve, diskutohen reformat e thella

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka takuar sot kryetarët e degëve të partisë, për të diskutuar lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve lokale.

Media mëson nga burimet e veta se në takim është diskutuar për reforma në parti dhe për përgatitjen e degëve të LDK’së për t’u futur në zgjedhje lokale.

“Në takim është diskutuar për reforma të thella dhe për përgatitjet për zgjedhje lokale”, ka thënë ky burim.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në nëntor të këtij viti.

LDK është partia që qeveris me më së shumti komuna në Kosovë. Komunat e fituara nga LDK’ja në vitin 2017 janë: Peja, Lipjani, Fushë-Kosova, Vitia, Gjilani, Podujeva dhe Vushtrria.

Ndërsa në vitin që lamë pas, LDK’ja humbi komunën e Podujevës. Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, zgjodhi të bëhet ministër në Qeverinë Kurti 1.

Rrjedhimisht, Podujeva shkoi në zgjedhje dhe fitues doli ish-anëtari i LDK’së, Shpejtim Bulliqi, i cili qeveris me Podujevën në emër të Vetëvendosjes.

(Kosova Sot Online)