Brukseli do që pasaportat e vaksinimit të jenë gati në Bashkim Evropian në fillim të verës

  • A.P /
  • 13 prill 2021 - 23:45
Brukseli do që pasaportat e vaksinimit të jenë gati në Bashkim Evropian në fillim të verës

Brukseli dëshiron që pasaportat e vaksinimit të jenë në funksion anembanë Bashkimit Evropian nga fundi i qershorit.

Pilot-skemat do të nisin të lëshohen nga fillimi i muajit me synim që njerëzit ta kenë tërë sistemin për 21 qershor. Kështu ka thënë Didier Reynders, Komisionar Evropian për Drejtësi.

Komisioni Evropian ka kërkuar që Certifikatat e Gjelbra Digjitale të jenë në funksion nga fundi i majit. Kanë qenë disa shtete turistike, si Greqia dhe Spanja që kanë kërkuar që kjo të ndodhë edhe më herët, shkruan KK.

“Është urgjente, natyrisht. Ne duam që të jemi gati para verës. Për fund të qershorit, ne duam që të jemi gati me rregulloren”, ka deklaruar Reynders.

(Kosova Sot Online)