“Dorëzohet” Greqia: Zgjidhja e problemit me Turqinë nuk është e pamundur

  • A.P /
  • 18 prill 2021 - 16:38
“Dorëzohet” Greqia: Zgjidhja e problemit me Turqinë nuk është e pamundur

Zgjidhja e probleme me Turqinë është e vështirë, por jo e pamundur deklaroi ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias për gazetën Kathimerini.

Dy anëtaret e NATO-s janë përplasur ashpër me njëri tjetrin për një sërë çështjesh, por konflikti mbi interesat territorial në Mesdhe i çoi verën e kaluar në prag konflikt ushtarak. fakti që kemi qëndrime të ndryshme për një sërë çështjesh, duke nisur nga burimet e energjisë e deri tek Qiproja e ndarë etnikisht nuk mund të fshihet, tha shefi i diplomacisë greke, i cili megjithatë nënkuptoi se dritarja për negociata mbetet e hapur.

Pak ditë më parë, ai dhe homologu turk Mevlut Cavusoglu u përplasën hapur gjatë takimit në Ankara, çka pati jehonë në mediat ndërkombëtare. Edhe pse shpresat ishin që ky takim të jepte sinjale të një përmirësimi të marrëdhënieve, ai përfundoi në akuza të forta nga të dyja palët. Dendias shpjegoi për Kathimerini se “çështja me të cilën përballemi me Turqinë është se nuk ekziston asnjë emërues i përbashkët lidhur me kornizën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tona”.

Ai theksoi se Athina vazhdon t`i mëshojë idesë se shënimi i zonës së vet ekonomike dhe shtrirjes kontinentale me Turqinë në Detin Egje si dhe në lindje të Mesdheut, duhet të bëhet në bazë të ligjit ndërkombëtar.

Ai i zbuti tonet me Cavusoglou duke e ftuar t`i vazhdojnë bisedimet e tyre në Athinë, çka shihet si mundësi për t`i hapur rrugën një takimi mes vetë kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

(Kosova Sot Online)