Zemaj flet për marrëveshjen me Pfizer për vaksinat

  • A.P /
  • 19 April 2021 - 20:52
Zemaj flet për marrëveshjen me Pfizer për vaksinat

Ish-Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj thotë se pasardhësi i tij në këtë post duhet të përgjigjet para qytetarëve pse nuk erdhën vaksinat Pfizer në Kosovë.

Sipas Zemajt, 15 prilli ka qenë afati i fundit i ardhjes së vaksinës Pfizer’ po meqenëse ai afat ka kaluar dhe ende nuk është nënshkruar kontrata atëherë Ministri Vitia duhet të dalë para qytetarëve dhe të japë një shpjegim.

“Këtë përgjigje duhet ta jap ministri ose kryeministri i Republikës së Kosovës. Këta të dy janë njerëzit me kompetent dhe më përgjegjës që duhet të deklarojnë se çka ka ndodh me nënshkrimin apo mos nënshkrimin”, tha Zemaj.

Por cili është komunikimi i fundit i Zemajt me Pfizer?

“Komunikimi im i fundit me Pfizer është pasi e kam dorëzuar mandatin’, shtoi ai.

“Brenda kësaj kontrate ka pasur afate. Ka qenë 15 prilli. 15 prilli ka kaluar dhe atëherë shtyhen të gjitha afatet e negocimit dhe të ardhjes së vaksinës”, tha Zemaj.

 “Po të kishte kontratë të nënshkruar ata do ta merrnin, të them në gjuhën popullore, tupanin ashtu siç u munduan ta marrin Aeroportin e Prishtinës për një punë të cilën e kishin kryer një ekip prej dhjetë vetëve dhe të cilët kishin punuar nga data 3 korrik deri në ditën e ardhjes së vaksinave”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)