I biri vishet si kamerier për t’i befasuar prindërit pasi kishte qëndruar tri vjet në mërgim

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 23:03
I biri vishet si kamerier për t’i befasuar prindërit pasi kishte qëndruar tri vjet në mërgim

Në një djalë shqiptar befason prindërit e tij që s’i kishte takuar për tri vjet.

Djali është veshur si shërbyes në organizimin e ahengut për t’i befasuar prindërit e tij.

E personi i parë që e njohu djalin e saj ishte nëna e tij. E ëma iu hodh në përqafim porsa e pa të birin e saj.

Gjithashtu vërehet se si edhe babai i djalit befasohet dhe njëkohësisht gëzohet tej mase e madje kalon edhe në vaj.

Djaloshi kishte migruar në Angli dhe në mërgim ka qëndruar tri vjet.


(Kosova Sot Online)