Serbi ndalohet në Han të Elezit, kishte futur në kamion 9 emigrantë

  • A.P /
  • 21 April 2021 - 15:53
Serbi ndalohet në Han të Elezit, kishte futur në kamion 9 emigrantë

Zyrtarët policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, sot në hyrje  në Terminalin Doganor kanë kontrolluar me prisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion që drejtohej nga: S.N. (viti i lindjes 1976, shtetas i Serbisë), i cili vinte nga Greqia. 

Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të mara është vendosur që rimorkio të hapet për kontroll.

Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi.

“Rasti është trajtuar ne koordinim me prokurorin kujdestar”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)