
Lexoni edhe:
Ngritja e çmimit të kafesë, paralajmërohen hetime nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës
Hetuesit francezë janë duke marrë në pyetje tre persona, lidhur me vrasjen e një tuniziani, që ishte punëtor i policisë.
Viktima vdiq pas një sulmi me thikë në afërsi të Parisit, në një sulm të dyshuar islamist.
Mediat kanë raportuar se sulmuesi, 36 vjeç, i identifikuar si Jamel Gorchene, më 23 prill, theri me thikë në fyt një punëtor të administratës, të moshës 48 vjeç.
Ngritja e çmimit të kafesë, paralajmërohen hetime nga Autoriteti Kosovar i KonkurrencësLexoni edhe:
Më pas policët kishin shtënë në drejtim të sulmuesit. Gorchene nuk kishte qenë një person i njohur për shërbimet e inteligjencës apo për policinë.
Një zyrtar i paidentifikuar i gjyqësorit tha se dëshmitarët e kishin dëgjuar sulmuesin të thotë “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) gjatë sulmit.
Franca në vitet e fundit ka qenë cak i disa sulmeve të kryera nga militantët islamikë ose nga persona që janë inspiruar nga militantët. Nga këto sulme janë vrarë rreth 250 persona.
(Kosova Sot Online)