
Lexoni edhe:
Policia ndalon ndërtimin e monumentit të Komandant Lleshit në Tërnoc, reagon Vulini
Richard Grenell, ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, i ka kushtuar vëmendje votimit të kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Në një postim në profilin e tij në Twitter, Grenell shkruan se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues në motivet e Kurtit.
Sipas Grenell, veprimi i sotëm i Kurtit i tregon botës aq shumë për të.
Policia ndalon ndërtimin e monumentit të Komandant Lleshit në Tërnoc, reagon VuliniLexoni edhe:
“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet shqiptare. Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, ka shkruar Grenell ndër të tjera.
Reagimi i tij vjen pak pasi raportueja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, gjithashtu e konsideroi të papranueshme pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si votues në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare.
“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Aleksandar Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”, shkroi Cramon.
(Kosova Sot Online)