Rreth 100 thirrje pranohen çdo ditë në Qendren Emergjente dhe kryhen 50 intervenime

  • A.P /
  • 25 April 2021 - 23:07
Rreth 100 thirrje pranohen çdo ditë në Qendren Emergjente dhe kryhen 50 intervenime

Fluks i madh i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjeksore është edhe në Qendren Emergjente në kryeqytet.

Sipas kryeshefit të kësaj qendre Isuf Bajrami gjatë 24 orëve pranohen rreth 100 thirrje për ndihmë dhe kryhen rreth 50 intervenime.

Ani pse pandemia sipas Bajramit e ka vështirësuar punën pasi që ka pasur edhe të infektuar nga Covid-19 situata po menagjohet mirë.

Ai tutje shtoi se kanë 5 ekipe mjekësore dhe 15 autoambulanca por që zakonishtë janë vetëm 4 ose 5 të aktivizuara gjayë ditës pasi që punohen me turne.

Bajrami bën thirrje që të ndalohet dhuna ndaj mjekëve pasi që edhe situata me pandemin ka ndikuar që të ketë ndonjë sjellje të pa hijshme të stafit mjekësor.

(Kosova Sot Online)