
Lexoni edhe:
Lajçak njofton për takimin me Vuçiqin, kësaj here përmend Kosovën kur i referohet takimit me Kurtin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sonte dhe nesër në bisedimet me zyrtarët evropianë në Bruksel do të bisedojë për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për marrëdhëniet në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përparimin në fushën e sundimit të ligjit në Beograd.
Ai në një konferencë për media pas takimit që pati me Miroslav Lajçak, të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, ka deklaruar se në maj do të kenë një takim lidhur me dialogun.
“Unë pres që përveç nesër, e cila është shumë e rëndësishme, ne kemi një datë tjetër në maj për dialogun dhe një darkë të veçantë të organizuar çdo vit nga Charles Michel dhe Ursula von der Layen për udhëheqësit e BB “, ka thënë Vuçiq.
(Kosova Sot Online)