Albulena Haxhiu nga arratia: Do të jem sot në shesh
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit.
Ajo ka thënë se do të jetë sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në manifestimin e opozitës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ky është postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:
"Të dashur qytetarë, Urime 28 Nëntorin e pavarësisë dhe të flamurit. Fizikisht ose jo, unë do jem me ju sot në sheshin ku populli historikisht ka deklaruar vullnetin dhe ka mbrojtur të drejtat e tij.
Sot është dita në të cilën burra dhe gra, vajza dhe djem, prindër dhe fëmijē,gjyshër dhe mbesa e nipa të dalin në manifestimin për republikën,për të ardhmën e fëmijëve tanë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
(Kosova Sot)