
Lexoni edhe:
Kurti ia shkarkon anëtarët një bordi të emëruar nga Qeveria Hoti
Një person është therur me thikë sonte rreth orës 23:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Kurti ia shkarkon anëtarët një bordi të emëruar nga Qeveria HotiLexoni edhe:
Sipas Policisë viktima po pranon trajtim mjekësor ndërsa Policia po punon në arrestimin e dy personave të dyshuar.
“Sot rreth orës 21 :30, kemi marrë informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë thikë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht janë duke punuar në arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast.”, tha Ahmeti.
(Kosova Sot Online)