Arrestohet 24-vjeçari në Mitrovicë, policët i gjejnë armë gjatë kontrollit

  • A.P /
  • 27 April 2021 - 19:49
Arrestohet 24-vjeçari në Mitrovicë, policët i gjejnë armë gjatë kontrollit

Një 24 vjeçar është arrestuar sot rreth orës 14:25 në rrugën “Rozafa” në Mitrovicën e jugut.

Zyrtarët policorë  për një çast kanë vërejtur se personi i dyshuar po  ekspozonte armën në drejtim të një personi tjetër.

 

Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar nga i cili është sekuestruar një armë e llojit “Pistoletë” me dy fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

“Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A. H., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit  me urdhër të prokurorit të rastit  i dyshuari  është ë  liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale  “Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve””, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)