
Kurti takon nesër Stoltenberg, nuk i referohen si kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve gjatë qëndrimit në Bruksel, nesër do të takojë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Njoftimi për këtë takim është bërë publik në faqen zytare të NATO-s.
{541046/}
Ajo që bie në sy është se Kurtit nuk i referohen si kryeministër i Kosovës – vetëm si zotëri Kurti nga Kosova.
“Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)