Digjet një veturë me koktej molotovi në Lipjan

  • A.P /
  • 02 May 2021 - 10:07
Digjet një veturë me koktej molotovi në Lipjan

Një qytetar nga Lipjani ka njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë hedhur koktej molotovi në veturën e tij.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ka bërë të ditur policia.

Sipas policisë, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Lipjan 02.05.2021 – 01:21. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë hedhur koktej molotovi në veturën e tij. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)