
Lexoni edhe:
4 të vdekur dhe 101 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Partia Socialiste ka konkretizuar nismën për shkarkimin e Kreut të shtetit Ilir Meta. Mësohet se PS ka mbledhur deri më tani 47 firma për shkarkimin e Metës.
Së fundmi Konferenca e Kryetarëve ka futur kërkesën e 47 deputetëve në kalendarin e punës së Kuvendit.
4 të vdekur dhe 101 raste të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Ndërkohë Konferenca e Kryetarëve miratoi po ashtu programin e punës së Kuvendit për periudhën 10 maj-9 korrik 2021 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 4-21 maj 2021.
Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021.
Vetë Presidenti Meta deklaroi gjatë fushatës elektorale se nëse PS fitonte zgjedhjet pa vjedhje votash, do të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit.
Pas zgjedhjeve, Meta nuk dha dorëheqjen, por kërkoi të hetohen mbi 83 mijë votat e pavlefshme.
(Kosova Sot Online)