Vllasi pytetet se a u gëzua për fitoren e VV’së: I lumtur isha vetëm në vitin ’99

  • A.P /
  • 04 May 2021 - 21:41
Vllasi pytetet se a u gëzua për fitoren e VV’së: I lumtur isha vetëm në vitin ’99

Ish-politikani Azem Vllasi ka thënë se një nga arsyet e sjelljes së Vetëvendosjes në pushtet ishin pakënaqësitë e qytetarëve me qeverisjet e mëparshme.

Vllasi, i pyetuar nëse iu është gëzuar fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, tha se ai u gëzua vetëm gjatë çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.

 

“Për shkak të pakënaqësisë së votuesve të qeverisje të mëparshme. I ke marrë votat, e ke bo qeverinë, përhajr të koftë, në mënyrë shumë demokratike”, ka thënë ai.

Ai ka pasur mesazh edhe për nomenklaturën aktuale.

“Ktheju ardhmërisë dhe nëse ke pasë vërejtje qysh u qeveris Kosova, le të bajnë diçka mu qeveris ma mire, sepse imazhi i ri dhe autoriteti i qeverisë momentale nuk bëhet më vetëm në kritika të kalumes por në programet dhe veprimet konkrete për ta përmirësu gjendjen”, ka thënë tutje Vllasi.

(Kosova Sot Online)