Nënkryetari i LDK-së flet për zgjedhjet lokale: Podujevën do ta kthejmë, me apo pa Agim Veliun

  • A.P /
  • 04 maj 2021 - 21:48
Nënkryetari i LDK-së flet për zgjedhjet lokale: Podujevën do ta kthejmë, me apo pa Agim Veliun

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për kandidimet në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti në Kosovë.

Muhaxheri thotë se kandidimi i kryetarëve të komunave, do të varet nga hulumtimi që po bëhet per secilën degë të LDK-së në qytetet e Kosovës.

Ndërsa, sa i përket kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri për rikandidim, Muhaxheri beson ë Haziri do të rikandidojë edhe në këto zgjedhje.

“Besoj që do të ketë rikandidim, është e rëndësishme që na me i rujt këto qytete të rëndësishme. Po ashtu mee fitu edhe Prizrenin edhe Prishtinën. Me kandidatin e qëllum edhe Mitrovica është komunë që mundet me u fitu. Me kandidatin e qëllum për komunën e Ferizajit, LDK-ja do të jetë sfiduese për partitë e tjera”, tha Muhaxheri.

Ai po ashtu beson se në kandidimet për kryetar komunash të LDK0-së do të ketë edhe gra.

“Besoj që do të ketë edhe gra, nuk e di sa, po prej orientimeve politike që ka kryetari besoj që do të ketë”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket kandidimit për kryetar të komunës së Podujevës, Muhaxheri thotë se LDK-ja do ta kthejë këtë komunë, me apo pa Agim Veliun.

“Duhet me pyet zotri Agim Veliun për këtë (për rikandidim për kryetar të Podujevës). Besoj që nuk u dasht me lon në rend të parë.  Podujevën do ta kthejmë, me apo pa zotëri Veliun”, tha Muhaxheri.

(Kosova Sot Online)