Berisha për Haradinajn e Gucatin: Kemi dy të akuzuar në Hagë sepse avokati i këshilloi keq

  • A.P /
  • 04 maj 2021 - 23:09
Berisha për Haradinajn e Gucatin: Kemi dy të akuzuar në Hagë sepse avokati i këshilloi keq

Avokati Besnik Berisha ka thënë se OVL e UÇK’së, e ka kryetarin, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj në Hagë për shkak se avokati i tyre i këshilloi keq.

Berisha po fliste për zhvillimet e fundit ku disa nga krerët e UCK’së po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale.

542279

E dy nga krerët e OVL UCK’së, sipas Berishës, janë atje për shkak se janë këshilluar keq nga avokatët e tyre.

“…rrufeja një e shigjeta katër që sjellshin dosje në OVL dhe avokatët i këshillonin keq, e për pasojë i kemi dy të akuzuar atje”, ka thënë Berisha.

Kujtojmë se para se Gucati dhe Haradinaj të shoqëroheshin për në Hagë, një person që këta e quanin Rrufeja, sillte në vazhdimësi dosje që pretendohej se janë nga Gjykata Speciale.

(Kosova Sot Online)